Tërmet prej 6.3 ballësh ndërmjet Marokut dhe Spanjës
Qendra Gjeologjike Amerikane njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në Detin Mesdhe, rreth 77 kilometra në veriperëndim të qytetit Melilla

Madrid
MADRID (AA) - Një tërmet i fuqishëm prej 6.3 ballë sipas shkallës së Rihterit ka dridhur zonën e Mesdheut këtë mëngjes midis Marokut dhe Spanjës, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra Gjeologjike Amerikane njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në Detin Mesdhe, rreth 77 kilometra në veriperëndim të Melilla, një qytet i vogël spanjoll nga ana e kufirit me Marokun.
Mediat vendase treguan pamje të banorëve të Melillas, të cilët u prekën nga tërmeti para agimit. Shumica e tyre u larguan nga shtëpitë e tyre nga frika.
Nuk ka ende asnjë informacion për viktima apo dëme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.