Ahmet Furkan Mercan
07 Tetor 2021•Përditësim: 08 Tetor 2021
Një tërmet me magnitudë 6,1 ka ndodhur në verilindje të Tokios, kryeqytetit të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), tërmeti u regjistrua në prefekturën Chiba, në verilindje të zonës metropolitane të Tokios. Tërmeti me magnitudë 6,1 ballë ka ndodhur në orën 22:41 me kohën lokale në thellësi prej 80 kilometrash.
Tërmeti është ndier gjithashtu në Tokio dhe prefekturat Kanagawa dhe Saitama.
JMA nuk dha paralajmërim për cunami pas tërmetit.