Ekip
10 Gusht 2019•Përditësim: 11 Gusht 2019
Një mijë qytetarë kanë dalë sot në rrugët e Moskës duke e shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë që autoritetet kanë diskualifikuar kandidatë të shumtë të opozitës nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Demonstratat e sotme u sanksionuan nga autoritetet e qytetit, për dallim nga dy protestat e kaluara gjatë të cilave u arrestuan një mijë persona. U regjistrua edhe përdorimi i dhunës.
Megjithatë, disa politikanë opozitarë bënë thirrje për marsh, ndonëse nuk u aprovua. Policia të shtunën e kaluar arrestoi qindra persona, mes të cilëve edhe lideren e opozitës ruse Ljubov Sobolj.