Figen Shaban
25 Shtator 2017•Përditësim: 26 Shtator 2017
PRISHTINË (AA) – Në komunën e Zubin Potokut (komunë me shumicë serbe) në pjesën veriore të Kosovës nga persona të panjohur është sulmuar me armë zjarri njësiti policor kufitar i Kosovës i cili ishte në patrullim ndërsa njoftohet se nuk ka të lënduar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Policia e Kosovës thuhet se në fshatin Banjë të komunës së Zubin Potokut mbrëmë është sulmuar një automjet zyrtar i policisë përderisa ishte në lëvizje
“Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në automjet nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në këtë deklaratë.