Alaattin Doğru
23 Dhjetor 2022•Përditësim: 24 Dhjetor 2022
Të paktën 3 persona humbën jetën ndërsa 4 të tjerë u plagosën pasi një shtetas francez 70-vjeçar në kryeqytetin e Francës, Paris, ka hapur zjarr ndaj njerëzve përreth, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të "Le Parisien", një person në rrugën "Enghien" në zonën e 10-të në Paris ka hapur zjarr me armë ndaj personave që ndodheshin përreth.
Sipas të dhënave paraprake në sulm kanë humbur jetën 3 persona ndërsa 4 të tjerë janë plagosur. Në një deklaratë nga Policia e Parisit thuhet se në vendin ku ndodhi sulmi është arrestuar një person.
Më tej në deklaratë thuhet se është evakuuar zona për ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit dhe për arsye sigurie.
Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me atë se për çfarë qëllimi është kryer sulmi.
Prokuroria njoftoi fillimin e një hetimi lidhur me sulmin.
Agresori ka sulmuar edhe më parë qendrën e emigrantëve
Në mediat franceze theksohet se agresori është shtetas francez i dalë në pension nga kompania zyrtare hekurudhore franceze SNCF.
Në lajme bëhet e ditur se në regjistrat e policisë është shënuar që agresori ka tentuar më parë të kryejë 2 vrasje ndërsa më 12 nëntor 2021 ka sulmuar me shpatë qendrën e emigrantëve në Paris duke plagosur 2 persona.