Gülşen Topçu
10 Prill 2017•Përditësim: 10 Prill 2017
KAJRO (AA) – Në shtatë vitet e fundit në Egjipt janë kryer 33 sulme ndaj kishave, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas sulmeve në kishat në qytetet Tanta dhe Aleksandria të Egjiptit, erdhën në rend dite edhe një herë sulmet ndaj kishave dhe ngjarjet e përjetuara në këtë vend. Radhitja e sulmeve të kryera gjatë 7 viteve të fundit është siç vijon:
10 Janar 2010:
Si pasojë e sulmit në kishë në qytezën Neca Hammadi të qytetit Kana në jug të Egjiptit, nga persona të armatosur ndaj një grupi në kishë, 7 persona humbën jetën, kurse dhjetëra të tjerë ishin plagosur.
1 Janar 2011:
Pas një shpërthimi përballë kishës Kopte të Shenjtorëve në Aleksandria, 24 persona mbetën të vrarë ndërsa 79 të tjerë ishin plagosur.
7 Prill 2013:
Në rajonin el-Abbasiyye të kryeqytetit Kajro, në Katedralen Shën Marku, e cila është qendra kryesore e Ortodoksëve Koptë, në një sulm që ndodhi gjatë ceremonisë së varrimit të atyre që humbën jetën gjatë një përleshjeje mes muslimanëve dhe të krishterëve në qytetin Qaljubijje, humbën jetën 7 persona, një prej tyre musliman.
14 Gusht 2013:
Forcat e sigurisë kishin shpërndarë përkrahësit e presidentit të zgjedhur Muhammed Mursi, të cilët kishin organizuar demonstrata në sheshet Rabia dhe Nahda. Njëkohësisht me këtë ngjarje, më 14 gusht të vitit 2013, në qytete të ndryshme të këtij shteti, u dogjën apo u shkatërruan më shumë se 26 kisha.
20 Tetor 2013:
Në një sulm me armë gjatë një ceremonie martesore në kishën Shën Mary, në lagjen El-Verrak të qytetit Giza, 4 persona humbën jetën, kurse 18 të tjerë ishin plagosur.
11 Dhjetor 2016:
Në një shpërthim në Kishën Petrine, në afërsi të Katedralës Koptike Ortodokse në Kajro, 29 persona u vranë kurse dhjetëra të tjerë u plagosën.
9 Prill 2017:
Në sulmin e parë, ku shënjestër ishte kisha Shën Gjorgji në qytetin Tanta, jetën e humbën 27 persona, kurse 78 mbetën të plagosur. Ndërsa në shpërthimin e dytë, në një afërsi të kishës Shën Marku në Aleksandria humbën jetën 16 persona, kurse 41 u plagosën.