Halit Süleyman
14 Tetor 2016•Përditësim: 14 Tetor 2016
AZAZ (AA) – Të paktën 19 persona e kanë humbur jetën në sulmin e kryer në Azaz në veri të qytetit sirian Halep, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të nëpunësve të spitalit të improvizuar, nga sulmi i kryer në pikën e kontrollit të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) humbën jetën 19 persona.
Pika kontrolluese gjendet në afërsi të kufirit turk. Pas sulmit shpërthyen disa zjarre në pikën e karburantit dhe objektet përreth.