Sayed Khodaiberdi Sadat
21 Maj 2020•Përditësim: 22 Maj 2020
Në distriktin Chaparhar të provincës Nangarhar në lindje të Afganistanit është kryer sulm vetëvrasës mbi automjetin zyrtar të guvernatorit të qarkut, raporton Anadolu Agency (AA).
Attaullah Khogyani, zëdhënësi i guvernatorit Nangarhara, konfirmoi për AA se gjatë sulmit është plagosur guvernatori i qarkut Mohammad Sadiq Dawlatzai dhe biri i tij.
Ai theksoi se sulmuesi vetëvrasës aktivizoi bombën që kishte në vete kur në rrugën lokale në qytetin Behsud kaloi me automjetin zyrtar guvernatori i qarkut.
Ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.