Emel Öz Gözellik
18 Gusht 2017•Përditësim: 18 Gusht 2017
BARCELONË (AA) - Presidenti i qeverisë Autonome të Katalonjës së Spanjës, Carles Puigdemont, ka njoftuar se 12 persona kanë humbur jetën dhe 80 të tjerë janë plagosur pasi një furgon është ngjitur në trotuar duke u futur në mesin e njerëzve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për shtyp Puigdemont, është shprehur se një furgon ka hyrë në mesin e njerëzve në rajonin Las Ramblas, ku si pasojë kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur 80 të tjerë. Puigdemont, ka shtuar më tej se në lidhje me sulmin janë arrestuar dy persona.
Turqia dënon sulmin terrorist në Spanjë
Ndërsa në një deklaratë të pubikuar nga Amak organi publikues i organizatës terroriste DEASH theksohet se DEASH ka marrë përsipër sulmin.
Policia katalanase ka njoftuar ndër të tjera se një automobil ka përplasur dy policë në një rrugë që ishte e mbyllur për qarkullimin në Barcelonë, ku dhe më pas drejtuesi i automjetit është vrarë nga policia.
Kryetarja e bashkisë së Barcelonës, Ada Colau, ka theksuar se ditën e nesërme në sheshin kryesor në qendër të qytetit do të mbahet një qëndrim nderi.
Policia gjithashtu ka mohuar lajmin e dhënë në median lokale se njëri prej sulmuesve kishte hyrë në një restorant duke u mbyllur brenda.
Në një deklaratë të bërë nga rezidenca mbretërore e Spanjës është dënuar sulmi në Barcelonë dhe është shprehur se "Vrasësit nuk mund të na frikësojnë".
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, duke vënë në dukje se terroristët nuk do të mund të eliminojnë kurrë një popull të bashkuar, tha se "Spanja është pranë viktimave dhe familjeve të tyre".
Policia katalanase kishte deklaruar se ngjarja në Las Ramblas është sulm terrorist dhe ka bërë të ditur se kishte aktivizuar në nivelin më të lartë protokollin e sigurisë, duke bërë thirrje popullit që të mos dalë në rrugë.
Ndërkohë që xhandarmëria ka njoftuar se identiteti i njërit prej dy personave të kërkuar si të dyshuar për terrorizëm është Driss Oukabir.
Rajoni është vendosur në rrethin e sigurisë nga policia si dhe janë mbyllur metrotë dhe stacionet e trenave.