Hussein Mahmoud Ragab Elkabany,Safiye Karabacak
29 Dhjetor 2017•Përditësim: 29 Dhjetor 2017
KAJRO (AA) - Raportohet se disa persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm të armatosur në një kishë në qytetin Hilvan në jug të kryeqytetit Kajro në Egjipt, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas shtypit lokal, sulmi i armatosur është ndërmarrë nga persona ende të panjohur, ndërsa si pasojë e tij ka të vdekur dhe të plagosur.
Sipas gazetës Ahbar el-Jevm, një agresor që mbante bombë në dorë është neutralizuar nga ana e policisë.