Yusuf Özcan
23 Gusht 2018•Përditësim: 24 Gusht 2018
PARIS (AA) - Të paktën dy persona humbën jetën ndërsa një tjetër është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në qytetin Trappes të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një burrë, i cili sot në Trappesa në perëndim të Parisit, me thikë vrau nënën dhe motrën e tij kishte probleme serioze psikike, ka konfirmuar ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb.
Collomb me rastin e vizitës në Trappesa, deklaroi se sulmi aktualisht nuk trajtohet si terrorist përkundër faktit se organizata terroriste mori përgjegjësinë për sulmin.Ai theksoi se personi i tretë i cili pësoi plagë të rënda, nuk është anëtarë i kësaj familje.
Ministri francez tha se policia qëlloi dhe vrau sulmuesin, i cili me thikë në dorë doli nga shtëpia e nënës së tij. Ai nuk reagoi pas paralajmërimeve të policisë.
Organizata terroriste DEASH mori përgjegjësinë për sulmin me thikë në qytetin francez Trappesa. Zyra e Guvernatorit në Yvelines njoftoi se sulmi është kryer në orët e mëngjesit në qendër të qytetit.
Radio "Europe 1" raportoi se sulmuesi i lindur në vitin 1982 kishte hyrë në shtëpi në rrugën Camille Claudel, në Trappesa dhe pas 20 minutash ka dalë me thikë në dorë.
Transmetuesi publik "France Info" raportoi se sulmuesi ishte në listën e personave nën mbikëqyrje.