Bota

Sulm me raketa në Zonën e Gjelbër të Bagdadit

"Dy raketa Katyusha synuan Zonën, njëra prej tyre ra në afërsi të ambasadës amerikane dhe tjetra pranë portës hyrëse të selisë së Komandës së Operacioneve në Bagdad", tha një burim nga Ministria e Jashtme e Irakut

Mahmoud Mohamed Barakat  | 26.03.2020 - Përdıtësım : 26.03.2020
Sulm me raketa në Zonën e Gjelbër të Bagdadit

Bagdad

Një sulm me raketa shënjestroi Zonën e Gjelbër në kryeqytetin irakian Bagdad, bëri të ditur një burim qeveritar, raporton Anadolu Agency (AA).

"Dy raketa Katyusha synuan Zonën, njëra prej tyre ra në afërsi të ambasadës amerikane dhe tjetra pranë portës hyrëse të selisë së Komandës së Operacioneve në Bagdad", tha një burim nga Ministria e Jashtme e Irakut për AA.

"Sipas informacioneve paraprake sulmi shkaktoi vetëm dëme materiale", tha burimi, duke shtuar se sirenat u dëgjuan në ambasadë kur ndodhi sulmi.

Zona e Gjelbër është një zonë shumë e fortifikuar në kryeqytet ku ndodhen zyrat qeveritare dhe misionet e huaja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın