Ekip
14 Qershor 2021•Përditësim: 14 Qershor 2021
Një sulm me dron shënjestroi sot një bazë ushtarake që strehon trupat amerikane dhe të huaja në kryeqytetin irakian, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).
Një polic i cili foli në kushte anonimiteti tha se droni hodhi eksploziv pranë bazës ushtarake brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit.
Nuk u raportua për viktima apo të plagosur.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
E njëjta bazë u shënjestrua nga tre sulme me dron të mërkurën, pa shkaktuar asnjë viktimë.
Gjatë muajve të kaluar, bazat ushtarake që strehojnë forcat amerikane në Irak janë shënjestruar me sulme raketore ndërsa Washingtoni shpesh ka akuzuar fraksionet e armatosura besnike të Iranit si përgjegjëse.
Aktualisht, ka rreth 3.000 trupa, përfshirë 2.500 forca amerikane që luftojnë në koalicionin anti-DEASH.