Bota

Sulm me bombë në Rakka, disa civilë të vdekur

Në një sulm me autobombë në qytetin sirian Rakka të paktën 9 persona, nga të cilët shumica civilë humbën jetën

Adham Kako, Mohamad Misto  | 09.04.2019 - Përdıtësım : 09.04.2019
Sulm me bombë në Rakka, disa civilë të vdekur

Ankara

Në një sulm me autobombë në qytetin sirian Rakka të paktën 9 persona, nga të cilët shumica civilë humbën jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, në qendër të qytetit Rakka është kryer një sulm me autobombë.

Vlerësimet e para tregojnë se nga shpërthimi kanë humbur jetën 9 persona, prej të cilëve shumica civilë, ndërsa janë plagosur edhe 6 të tjerë.

Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.

Rakka një periudhë ishte një "bastion" i organizatës terroriste DEASH, ndërsa si pasojë e operacionit me mbështetje ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të më 17 tetor 2017 kaloi nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın