Ömer Azzam,Safiye Karabacak
15 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
KAJRO (AA) - Në një sulm ndaj një autoblinde policore në Arish të Egjiptit, një efektiv policie ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet policore thuhet se persona të panjohur kanë sulmuar me bomba një autoblindë të policisë. Në këtë sulm një efektiv i policisë ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur.
Burimet policore thanë se të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta. Ndërkohë forcat policore kanë marrë masa të rrepta sigurie në vendin ku ka ndodhur shpërthimi.
Sulmin e ka marrë përsipër ''Vilajeti i Sinait'' e cila është si përfaqësuese e organizatës terroriste, DAESH në Egjipt.