Mustafa Keleş
28 Nëntor 2015•Përditësim: 28 Nëntor 2015
NEW YORK (AA) - Në qytetin Colorado Spring të rajonit Colorado në SHBA si pasojë e një konflikti të armatosur në afërsi të qendrës së planifikimit familjar humbin jetën 3 persona, ku njëri prej tyre polic i cili fillimisht u plagos. Gjithashtu mësohet se 9 të tjerë janë plagosur dhe vazhdon mjekimi i tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga zyrtarët e policisë u njoftua se si pasojë e hapjes së zjarrit nga një sulmuese kanë humbur jetën 3 persona ku njëri pre tyre polic dhe dy civilë.
Polici që ka humbur jetën theksohet se ishte punonjësi Garrett Swasey në Universitetin e Colorados, dhe se polici në fjalë ishte dërguar pas konfliktit në rajon për ndihmë. Ndër të tjera theksohet se për 9 të plagosurit e tjerë vazhdon mjekimi i tyre dhe se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.
Një person i armatosur pasi ka mbërritur me armë automatike në qendrën e planifikimit familjar Planned Parenthood Rocky Mountain për afërsisht pas 5 orësh të shkëmbimit të zjarrit me policët u dorëzua.
Policia ende nuk ka deklaruar emrin e sulmuesit dhe shkakun e konfliktit.
Më parë ishte njoftuar se ndaj qendrës së planifikimit familjar ka patur kërcënime. Planifikimi familjar dhe aborti është një prej temave të debatit në SHBA, por ende nuk është saktësuar nëse qëllimi i sulmuesit ka qenë apo jo qendra e planifikimit familjar. Ndër të tjera mësohet se në këtë qendër kryheshin edhe aborte.
Policia e New Yorkut ka marrë masat në qendrat e tjera të planifikimit familjar dhe përreth tyre.