Bota

Suedia rrit aktivitetet e saj ushtarake në ishullin Gotland

Tomas Angshammar, zëdhënësi i Forcave të Armatosura në Gotland, tha se kanë rritur patrullat dhe aktivitetet e tyre ushtarake në Gotland

Atila Altuntaş   | 13.01.2022
Suedia rrit aktivitetet e saj ushtarake në ishullin Gotland

Stockholm

Forcat e Armatosura të Suedisë, njoftuan se kanë rritur aktivitetet e tyre ushtarake në Ishullin Gotland në Baltik për shkak të tensionit në rritje mes NATO-s dhe Rusisë lidhur me çështjen e Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tomas Angshammar, zëdhënësi i Forcave të Armatosura në Gotland, tha për radion zyrtare të vendit, SR, se kanë rritur patrullat dhe aktivitetet e tyre ushtarake në Gotland, i cili është ishulli më i madh i Suedisë.

"Shikojmë që një vend kërcënon një vend tjetër. Edhe sikur situata për sulm të jetë e dobët, ne po marrim masa për shkak se këto vende janë afër me ne" deklaroi Angshammar duke tërhequr vëmendjen për tensionin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Danimarka dërgon avionë luftarakë dhe fregatë në vendet të Baltikut

Nga ana tjetër, Danimarka njoftoi se do të dërgojë forca shtesë për vendet e Baltikut, si pjesë e programit të NATO-s të filluar me qëllim mbrojtjen e sovranitetit të vendeve Baltike.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror DR, Danimarka brenda këtij muaji do të dërgojë në rajon fregatën e saj Peter Willemoes dhe katër avionë luftarakë F-16 me qëllim për të mbështetur vendet e Baltikut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın