Atila Altuntaş
14 Qershor 2017•Përditësim: 14 Qershor 2017
STOCKHOLM (AA) – Personi i cili ka realizuar sulm racist në Suedi përkundër asaj që e pranoi fajin do të gjykohet jo në paraburgim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës "Aftonbladet” që bazohet në informacionet e dhëna nga prokuroja Sandra Persson, e cila e drejton hetimin, i dyshuari 22 vjeçar kishte hyrë me automjet në mesin e 20 iranianëve të tubuar përballë zyrës së Emigrantëve në qytetin Malmo, të cilët protestonin ligjet e refugjatëve.
Persson bëri të ditur se në incidentin ku i dyshuari përpiqej që të hidhte gaz lotsjellës drejt refugjatëve, nuk kishte të plagosur apo të vdekur.
I dyshuari pas kësaj ishte arrestuar dhe iu ishte gjetur edhe një thikë. Ai ishte marrë në pyetje, ku dhe kishte pranuar fajin e tij.
Ndërkaq, gjykata ka vendosur që përkundër asaj që i dyshuari e pranoj fajësinë, ai të mos dënohet me burgim.
Vendimi i gjykatës u prit me reagime të shumta nga opinioni publik.