Ömer Erdem
04 Korrik 2022•Përditësim: 05 Korrik 2022
Ministri i Minierave të Sudanit, Mohammed Bashir premtoi heqjen e të gjitha pengesave për investimet turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndërtesën e ministrisë në kryeqytetin sudanez, Khartoum, Bashir diskutoi bashkëpunimin e përbashkët mes dy vendeve dhe mënyrën e zhvillimit të investimeve turke të minierave në vend me Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Madencilik AŞ për Kërkimin dhe Eksplorimin Mineral Ndërkombëtar, (MTAIC - MT International Company), Murat Halit Durceylan.
Në takim morën pjesë edhe drejtori i MTA-së për Sudanin, Adem Akdemir dhe këshilltari i drejtorit të përgjithshëm, Yunus Badem.
Durceylan i dha informacion të detajuar ministrit të Minierave, Bashir, për rezultatet e punimeve të kryera në fushat minerare që i janë ndarë kompanisë në rajonin e Detit të Kuq në lindje të Sudanit, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar me ministrinë në vitin 2018.
Ai tha se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve do të zhvillohet me shpejtësi nëse në këto rajone fillon prodhimi.
Ministri Bashir vlerësoi bashkëpunimin teknik dhe dypalësh mes dy vendeve. Ai premtoi krijimin e mundësive investuese që premtojnë të ardhme në miniera të çmuara dhe industriale si dhe heqjen e të gjitha pengesave për investimet turke.
Bashir udhëzoi autoritetet përkatëse që t'u kushtojnë vëmendje të veçantë kompanive turke për shkak të marrëdhënieve të rrënjosura thellë mes dy vendeve.
Në Sudan, vendin e Afrikës Lindore i njohur për pasuritë e tij nëntokësore, krahas arit, ka rezerva minerale si hekur, bakër, krom, zink, mikë dhe argjend.
Sipas Bankës Qendrore të Sudanit, në tremujorin e parë të këtij viti vendi eksportoi rreth 12 tonë ar me vlerë 720 milionë dollarë.
Presidenti i Unionit të Dhomave të Tregtisë së Sudanit (STOB), Nadir al-Hilali në një deklaratë për AA muajin e kaluar tha se "Ka mundësi të mëdha edhe në industrinë e minierave dhe kjo nuk kufizohet vetëm në arin. Mund të nxirren edhe shumë minerale të tjera si krom, bakër, hekur, mikë. Për të arritur frytet e kësaj, nevojitet infrastruktura. Infrastruktura është një zonë e madhe investimi".