Bota

Sudani i Jugut alarmohet për situatën në Sudan

Lomoro tha se vendi i tij është i alarmuar se si gjërat po shtjellohen pas protestave masive që kanë tronditur kombin afriko-verior që nga dhjetori i kaluar

Ekip  | 11.04.2019 - Përdıtësım : 11.04.2019
Sudani i Jugut alarmohet për situatën në Sudan ( Stringer - Anadolu Agency )

Juba

Qeveria e Sudanit Jugor ka shprehur shqetësim për krizën e vazhdueshme politike në Sudan, ish-armikun e saj të luftës civile, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i punëve të kabinetit të Sudanit të Jugut, Martin Elia Lomoro, tha se vendi i tij është i alarmuar se si gjërat po shtjellohen pas protestave masive që kanë tronditur kombin afriko-verior që nga dhjetori i kaluar.

“Ne e dimë se Sudani u mundua aq shumë për të rivendosur paqen dhe stabilitetin dhe për këtë ne kemi marrëveshjen e tanishme mbizotëruese të paqes në Sudanin e Jugut”, tha Lomoro në një takim në kryeqytetin Juba.

Sipas mediave lokale, al-Bashir aktualisht është nën arrest shtëpiak dhe truprojat e tij po ashtu janë arrestuar.

Sudani dhe Sudani i Jugut kanë mbetur në mosmarrëveshje mbi një sërë çështjesh nga kufijtë e diskutueshëm në Abyeu dhe Heglig, rajone të pasura me naftë, që kanë kërcënuar lidhjet dypalëshe që kur ky i fundit u shpërbë nga Sudani në vitin 2011, nën një marrëveshjeje paqeje që përfundoi një luftë civile dy dekadashe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın