Ekip
31 Janar 2019•Përditësim: 31 Janar 2019
KHARTOUM (AA) - Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, ka bërë të ditur se qeveria e tij po rihap kufirin lindor të vendit me Eritrenë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportoi televizioni shtetëror i Sudanit, presidenti al-Bashir njoftoi këtë lëvizje gjatë adresimit para mbështetësve të tij në qytetin lindor Kassala.
Duke përshkruar lidhjet midis dy vendeve si “marrëdhënie historike, gjeografike dhe të gjakut”, presidenti sudanez falënderoi Eritrenë.