Ekip
20 Prill 2018•Përditësim: 20 Prill 2018
CAPE TOWN (AA) - Shteti jugor i Afrikës Suazilandi ka marrë vendim për ndryshimin e emrit të ngelur nga periudha kolonialiste dhe që tani e tutje të quhet "Esuatini" që në gjuhën lokale do të thotë "vendi i popullit Suazi", raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim të tij me rastin e pavarësisë, mbreti Mswati i Tretë nënvizoi se me ndryshimin e bërë në 50 vjetorin e çlirimit nga kolonizimi britanik, vendi i tij tashmë do të emërohet sipas gjuhës Suazi në vend të gjuhës angleze.
"Shtetet afrikane marrin emret parakolonialiste me fitimin e pavarësisë. Që tani e tutje, emri zyrtar i vendit tonë është Mbretëria Esuatini", tha Mswati.
Ndryshe, mbreti Mswati i Tretë është ngjitur në fron në moshën 18-vjeçare në vitin 1986 dhe drejton vendin me monarki absolute. Partitë politike në këtë vend janë të ndaluara, ndërsa në zgjedhje garojnë vetëm persona të aprovuar nga krerët e fiseve që janë besnike ndaj mbretit.
Emrat nga periudha kolonialiste më parë kanë ndryshuar edhe Rodezia në Zimbabve, Nyasaland në Malavi dhe Bechuanaland në Bostvana.