Gamze Türkoğlu Oğuz
12 Shtator 2017•Përditësim: 13 Shtator 2017
ZAMBOANGA CITY (AA) - Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga stuhia tropikale Maring e cila ka goditur Filipinet, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti Kombëtar për Menaxhimin dhe Reduktimin e Rreziqeve të Katastrofave njoftoi se nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Luzon të përfshirë nga reshje intensive kanë humbur jetën dy të rinj të moshës 14 dhe 17-vjeçare.
Rajoni Luzon ka ndërprerë punën në arsim dhe istitucionet zyrtare. Siç njoftohet, 13 persona janë zhdukur, ndërkohë që vazhdojnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit.
Byroja meteorologjike PAGASA paralajmëroi për ciklon tropikal i cili mund të godasë 21 rajone, përfshirë Luzonin dhe Metro Manilan.