Bota

Studim, pas 30 vitesh klima e Londrës e ngjashme me atë të Barcelonës

Klima e sotme e Londrës do të jetë e ngjashme me atë të Barcelonës, ajo e Seattle e ngjashme me atë të San Franciskos, e Stockholmit me atë të Budapestit

Gamze Türkoğlu Oğuz   | 11.07.2019
Studim, pas 30 vitesh klima e Londrës e ngjashme me atë të Barcelonës

Ankara

Shkencëtarët që punojnë mbi eko-sistemin global kanë parashikuar se brenda 30 vitesh do të ketë ndryshime dramatike klimatike në qytetet më të mëdha, ku klima e sotme e Londrës do të jetë e ngjashme me atë të Barcelonës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas artikullit të Sciencealert, shkencëtarët thonë se deri në vitin 2050 më shumë se në tre të katërtat e qyteteve botërore do të riformësohen sistemet klimatike dhe të paktën 20 për qind e tyre do të përballen me kushte klimatike të cilat sot nuk kanë shembull të ngjashëm askund tjetër në botë.

Shkencëtarët nga laboratori Crowther që zhvillojnë studime globale të eko-sistemit në Cyrih në një studim të kryer në përputhje me Panelin Ndërqeveritar të OKB-së mbi Ndryshimet Klimatike kanë vlerësuar se do të vëzhgohen ndryshimet se çfarë klimash do të vijnë në 520 qytete kryesore gjatë 30 viteve të ardhshme.

Në këtë studim, ku janë përdorur të dhënat e përshkruara si "optimiste", është parashikuar që në 77 për qind të 520 qyteteve do të ketë "ndryshime dramatike të kushteve klimatike" deri në vitin 2050 dhe të paktën 20 për qind e tyre do të përballen me kushte klimatike të cilat sot nuk kanë shembull të ngjashëm askund tjetër në botë.

Sa i përket klimës, ekipi hulumtues ka parashikuar se klima e sotme e Londrës do të jetë e ngjashme me atë të Barcelonës, ajo e Seattle e ngjashme me atë të San Franciskos, e Stockholmit me atë të Budapestit, e Milanos me Dallasin, ajo e Madridit me atë në Marrakesh dhe e Detroitit e ngjashme me atë të Washingtonit.

Në të njëjtën mënyrë theksohet se në Paris do të ndjehen kushtet klimatike të Canberras dhe në Rejkjavik ajo e Wellingtonit.

Këto ndryshime, do të thonë kushte më të ngrohta dhe më të lagështa klimatike veçanërisht në Hemisferën Veriore. Në mbarë botën do të jenë më të prirura kushtet më subtropikale ndërsa në Evropë do të vërehet një rritje mesatare prej 3.5 gradë celsius në verë, 4.7 gradë në dimër.

Udhëheqësi i ekipit hulumtues, Tom Crowther, tha se kushtet klimatike të pashembullta sot që do të vërehen në të paktën 20 për qind të qyteteve do të sjellin së bashku edhe beteja të reja në fusha të tilla si politika dhe infrastruktura. "Ne nuk jemi aspak të gatshëm për këtë", tha ai.

Detajet e studimit u botuan në revistën PLOS One.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın