Zehra Ulucak
14 Gusht 2017•Përditësim: 14 Gusht 2017
MADRID (AA) - Në Spanjë janë arrestuar 3 shtetas rusë me pretendimin se kanë vrarë të riun 22 vjeçar italian duke e rrahur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e policisë spanjolle, thuhet se forcat e sigurisë pas njoftimit të bërë kanë gjetur të riun italian të rrahur në një qendër argëtuese në Lloret de Mar në rajonin Katalunjë.
Në deklaratë është bërë e ditur se i riu 22 vjeçar i transferuar në një spital në qytetin Girona ka ndërruar jetë pavarësisht intervenimeve të bëra, dhe se në lidhje me rastin janë arrestuar 3 shtetas rusë.
Nga ana tjetër në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Italisë, është theksuar se shtetasi italian ka humbur jetën pasi që është ekspozuar në sulm, ndërsa thuhet se Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Barcelonë është duke e ndjekur rastin.
Në një video të publikuar në mediat spanjolle mund të shihet se si shqelmohet një i ri në fytyrë.
Gazeta El Periodico, pohon se i riu i cili ka jetuar në rajonin Scandicci të Firencës, sipas policisë quhet Niccolo Ciatti.