Gamze Türkoğlu Oğuz
22 Nëntor 2017•Përditësim: 23 Nëntor 2017
ANKARA (AA) – Pretendohet se ushtarët të cilët kanë marrë pjesë në turneun aziatik të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, kanë pasur “kontakt të papërshtatshëm me gra të huaja" në Vietnam, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në gazetën Washington Post, pretendohet se ushtarët e SHBA-ve gjatë vizitës së Trumpit në Azi, kanë pasur “kontakt të papërshtatshëm me gra të huaja" në Vietnam dhe se pas këtyre pretendimeve janë ndryshuar pozitat e punës së tre ushtarëve të Shtëpisë së Bardhë.