Hamdi Yıldız
18 mars 2021•Përditësim: 18 mars 2021
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, diskutuan çështjet mbi Mesdheun Lindor dhe Libinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga presidenca egjiptiane njoftohet se Sisi dhe Mitsotakis zhvilluan një bisedë telefonike.
Në bisedë, krahas ekonomisë, sigurisë dhe energjisë, u shkëmbyen pikëpamje edhe për çështjet lidhur me Libinë dhe Mesdheun Lindor.
Mitsotakis ka thënë se vendi i tij ka dëshirë të zhvillojë bashkëpunimin në nivel dypalësh me Egjiptin ose bashkëpunimin e përbashkët në "kuadrin e mekanizmit të bashkëpunimit trepalësh Egjipt, Qipro dhe Greqi".
Duke vënë në dukje çështjet me rëndësi të përbashkët për dy vendet, Mitsotakis ka theksuar se në këto çështje dëshirojnë vazhdimin e koordinimit dhe konsultimeve.
Ndërkaq, presidenti egjiptian Sisi ka shprehur "kënaqësi nga imazhi i bashkëpunimit konstruktiv të Egjiptit me Greqinë dhe për zhvillimet pozitive të formuara mes dy vendeve, si dhe në kuadrin e mekanizmit të bashkëpunimit trepalësh".