Bota

Siri, Mbretëria e Bashkuar kërkon aleat për terroristët e YPG/PKK-së

Përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar vijnë pas dështimit të Francës për të pajtuar terroristët e YPG/PKK-së me opozitën kurde të Sirisë

Erdoğan Çağatay Zontur  | 22.08.2019 - Përdıtësım : 23.08.2019
Siri, Mbretëria e Bashkuar kërkon aleat për terroristët e YPG/PKK-së

Ankara

Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar kanë filluar përpjekjet e tyre për të ndërmjetësuar midis terroristëve të YPG/PKK-së dhe opozitës kurde në Siri, bënë të ditur burimet lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informatave të marra nga Këshilli Kombëtarë i Kurdëve të Sirisë (ENKS), përpjekja e Mbretërisë së Bashkuar për të pajtuar YPG/PKK-në dhe ENKS-në, e cila konsiderohet si përfaqësuese legjitime e opozitës kurde në Siri, vjen pas dështimit të përpjekjeve të Francës.

Më herët gjatë korrikut, Franca u takua me përfaqësuesit e këshillit, duke ofruar ndihmë për tejkalimin e dallimeve me terroristët e YPG/PKK-së.

Gjatë një takimi në Qamishli të Sirisë, ENKS hodhi poshtë propozimin e Francës për të hapur zyrë në territoret e pushtuara nga YPG/PKK-ja në veri të Sirisë, si të pamundur për t'i besuar grupit terrorist.

Me urdhër të SHBA-ve, delegacioni britanik shkoi në Qamishli për të diskutuar çështjen e njëjtë të mërkurën në mëngjes.

Qëndrimi i këshillit do të varet nga zbatueshmëria e propozimeve të komiteteve të Mbretërisë së Bashkuar, theksoi burimi.

Në një përpjekje për t'u bërë përfaqësuesit e vetëm të kurdëve sirianë, YPG/PKK në të kaluarën ka heshtur opozitën brenda rajoneve që pushton.

Grupet terroriste kanë rrëmbyer anëtarët e ENKS-së disa herë dhe kanë bllokuar ose shkatërruar zyrat e partive politike të lidhur me këshillin.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.