Ekip
07 Gusht 2019•Përditësim: 07 Gusht 2019
Pavarësisht asaj se është një nga qytetet më të bllokuara nga trafiku në Azinë e Jugut, shërbimet e shpejta të transportit me motoçikleta kanë fituar popullaritet në kryeqytetin Dhaka të Bangladeshit, raporton Anadolu Agency (AA).
Një raport i Bankës Botërore, vitin e kaluar tha se bllokimet e trafikut harxhojnë rreth 3.2 milionë orë pune në ditë për 15 milionë banorë të kryeqytetit Dhaka, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 304 kilometra katrorë.
Të dhënat e fundit të Autoritetit të Transportit Rrugor në Bangladesh tregojnë se deri në korrik të vitit 2018 në kryeqytet ka të regjistruar rreth 286 mijë makina private pasagjerësh, 36.600 taksi dhe 677.700 motoçikleta.
Banorët udhëtojnë me motoçikleta, shërbim i shpejtë i transportit tashmë në modë, në përgjithësi të rezervuar në kohë reale përmes faqeve të internetit dhe aplikacioneve celulare.
25-vjeçari Ahmed, i cili aktualisht studion kontabilitet në një universitet privat, një vit e gjysmë më parë zbuloi shërbimin e transportit me motoçikleta duke u bazuar në aplikacione që sollën ndryshime të jashtëzakonshme në të ardhurat e tij.
Përveç përmbushjes së të gjitha shpenzimeve të tij, Ahmed po ashtu herë pas herë kontribuon në të ardhurat e familjes së tij. Ai shlyen edhe borxhin e tij të motoçikletës, ndërsa aplikacionet për shërbimin e transportit e ndihmuan atë të bëhet i pavarur ndërsa vazhdoi studimet e tij.
Pothuajse të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime të transportit, me makina ofrojnë një udhëtim më të rehatshëm, ndërsa me biçikleta ofrojnë kalimin e shpejtë të bllokimit të trafikut.
Pesë deri në tetë për qind e njerëzve drejtojnë automjete private të cilat okupojnë një pjesë të konsiderueshme të rrugëve të kryeqytetit Dhaka, ndërsa rreth 80 për qind përdorin transportin publik. Përskaj rrjetit të kufizuar rrugor, kërkesa në metropol u zgjidh bashkë me papërshtatshmërinë e transportit publik me rritjen e shërbimit lokal të transportit me motoçikleta.
Sipas një studimi të vitit 2018 të Institutit të Hulumtimit të Politikave (PRI), përmasat e tregut të industrisë së shërbimeve të transportit në Bangladesh janë rreth 262 milionë dollarë dhe ajo mbulon rreth 23 për qind të sektorit të transportit në vend.
Raportoi theksoi se një automjet taksie private në muaj arrin të bëj përafërsisht 80 udhëtime, ndërkohë që rrëfen disa përvoja që përfshinin ngasës të pakualifikuar të biçikletave me njohuri të kufizuara në trafik, si dhe aksidente për shkak të ngasjes arrogante.
Për të adresuar këto probleme, qeveria miratoi “udhëzimin e shërbimit të transportit 2017”, i cili hyri në fuqi më 8 mars të vitit 2018. Dokumenti që prej asaj kohe ka kufizuar shërbimet e transportit për ata që automjeti është i regjistruar jashtë kryeqytetit Dhaka.
- Sfidat e reja për kryeqytetin Dhaka
Menaxher në kompaninë e shërbimeve të transportit Piikmee, Sharful Islam Tareq, përshkroi vrullin e industrisë në Dhaka. Ai sugjeroi një institut të trajnimit elektronik për shoferët e ardhshëm.
Tareq theksoi se numri i shtuar i motoçikletave sjell presion shtesë në rrugët e qytetit të cilat së shpejti, sipas tij, do të sjellin probleme të tjera.
Dhaka është një nga qytetet më të bllokuara në botë që ndonjëherë duhet një orë për të lëvizur 6 kilometra. Ekspertët fajësojnë planifikimin e gabuar urban për problemin e trafikut të stërngarkuar.