Hussameldin Abdelgadir Salih Mohamed
01 Dhjetor 2022•Përditësim: 01 Dhjetor 2022
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) sot shtynë për të dytën herë lançimin e roverit të tyre për të eksploruar Hënën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rashid Rover, misioni i parë hënor i botës arabe, fillimisht ishte planifikuar të lançohej të mërkurën, por u shty për një ditë, për sot përpara se të shtyhej edhe një herë.
Kompania globale e eksplorimit hënor, iSpace tha se misioni është shtyrë për të kryer kontrolle shtesë para fluturimit të raketës mbajtëse.
"Pas inspektimeve të mëtejshme të raketës mbajtëse dhe rishikimit të të dhënave, ne do të heqim dorë nga lançimi i HAKUTO-R, misioni 1", shkroi kompania në Twitter.
Qendra Hapësinore "Mohammed bin Rashid" tha se data e re e lançimit do të caktohet në ditët në vijim.
Nëse roveri Rashid ulet me sukses në Hënë, do të jetë misioni i parë hënor i botës arabe, duke e vendosur EBA-në si vendin e katërt që arrin në Hënë.