Bota

"Shtetet turke në botë duhet të bashkohen, ngjashëm sikur BE-ja"

"Populli turk i ndarë nga gjeografia mund të bashkohet, të bëhet një komb", thotë akademikja dhe aktivistja politike e Azerbajxhanit, Yasaman Qaraqoyunlu

Jeyhun Aliyev  | 17.09.2020 - Përdıtësım : 17.09.2020
"Shtetet turke në botë duhet të bashkohen, ngjashëm sikur BE-ja"

Ankara

Jeyhun Aliyev

Shtetet turke në botë duhet të bashkohen dhe të bashkojnë forcat, ngjashëm sikur Bashkimi Evropian, tha në një intervistë për Anadolu Agency (AA) akademikja dhe aktivistja politike e Azerbajxhanit, Yasaman Qaraqoyunlu.

Qaraqoyunlu, anëtare e Akademisë Kombëtare të Shkencave të Azerbajxhanit dhe kryetare e lëvizjes "Azerbajxhani i Tërë", tha gjatë intervistës të martën se 11 parti politike dhe figura publike, përfshirë edhe veten e saj, shkruan një deklaratë ku propozohej bashkimi i shteteve turke në të gjithë botën.

Ajo tha se deklarata nxit nënshkrimin e një marrëveshjeje strategjike të aleancës ushtarake që duhet të bëhet midis Azerbajxhanit dhe Turqisë, duke vënë në dukje se "regjimi terrorist-separatist" i Armenisë në territoret e okupuara të Azerbajxhanit paraqet një "kërcënim real dhe të hapur" jo vëtëm për interesat e Azerbajxhanit por edhe të Turqisë.

Ndërsa kërkonte vendosjen e ndërsjellë të bazave ushtarake në dy vende, deklarata bëri thirrje gjithashtu për të intensifikuar bisedimet me shtetet e tjera turke për të promovuar dhe zgjeruar unitetin dhe në fund të fundit, për të arritur krijimin e një "Unioni Turk" të ngjashëm me modelin e BE-së.

"Bazat teorike të idesë së bashkimit të botës turke datojnë që nga fillimi i shekullit 20", tha ajo, duke shtuar se Revolucioni Bolshevik dhe politikat e Rusisë parandaluan realizimin e idesë.

Por, me shembjen e ish-Bashkimit Sovjetik, ideja e unitetit u shfaq përsëri në sipërfaqe, theksoi ajo.

Qaraqoyunlu tha se sot ka shumë organizata që punojnë për integrimin e botës turke, përfshirë Këshillin Turk, Organizatën Ndërkombëtare të Kulturës Turke, Fondacionin e Kulturës dhe Trashëgimisë Turke, Këshillin e Biznesit Turk, Akademinë Ndërkombëtare të Turqisë, Unionin e Universiteteve Turke dhe të tjera.

"Megjithatë, këto organizata nuk janë të mjaftueshme për procesin e integrimit të botës turke", tha Qaraqoyunlu, duke potencuar se bazuar në gjuhën e përbashkët turke, ato duhet të krijohen në politikën e përbashkët arsimore, turizmin, ekonominë, kulturën dhe mjedisin "ku kombet mund të bashkohen ".

Jo vetëm organizatat dhe qeveritë por edhe njerëzit dhe OJQ-të duhet të punojnë shumë në mënyrë që "populli turk i ndarë nga gjeografitë" të bashkohet dhe të bëhet një komb, tha ajo.

"Krijimi i një ushtrie dhe ekonomie të përbashkët është kushti kryesor për unitetin", theksoi Qaraqoyunlu.

Sipas saj, nëse krijohet një "Union Turk", mund të ndiqet një doktrinë e politikës dhe sigurisë së përbashkët kundër një numri vendesh që kërcënojnë botën turke.

Krijimi i kufijve të unionit "nga Adriatiku në Kinë" do të ishte një përfitim për shtetet dhe do t'i ndihmonte ato vende të merrnin një qëndrim të përbashkët kundër kërcënimeve, shtoi Qaraqoyunlu.

Arena globale

"Tabela botërore e shahut" ka dëshmuar tre procese në 30 vitet e fundit. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, bota bipolare mori fund", thotë akademikja e Azerbajxhanit.

"Ndërtimi i një bote unipolare nën udhëheqjen e SHBA-së përmes procesit të globalizimit ka filluar, por nuk ka përfunduar ende", theksoi Qaraqoyunlu.

Ajo potencon se fuqitë globale me kultura të ndryshme, si Kina, Rusia, Irani, Malajzia, Indonezia, Japonia, India dhe Pakistani kanë filluar nga ana tjetër procesin e ndërtimit të një "bote multipolare".

“Ndërtimi i një bote multipolare do të ishte e mundur me transformimin e shteteve në superfuqi bazuar në disa kritere si feja, gjuha dhe kultura. Kjo është arsyeja pse bota turke duhet të bashkohet nën udhëheqjen e Turqisë në mënyrë që vendi të bëhet një superfuqi globale", tha ajo.

"Shekulli 21 nuk do të bazohet në marrëdhëniet ndërshtetërore, por në civilizimet dhe marrëdhëniet ndërkulturore", tha Qaraqoyunlu, duke shtuar se në këtë sistem të ri, bota turke duhet të veprojë si një forcë e vetme, një "sistem super-socio-kulturor" dhe fuqi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.