Saimir Alija
31 Dhjetor 2020•Përditësim: 01 Janar 2021
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në kabinetin qeverisës të kryeministrit Edi Rama, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fillimisht, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar sot shkarkimin e Edi Ramës nga detyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Olta Xhaçkës nga detyra e ministres së Mbrojtjes.
Po ditën e sotme, Meta ka dekretuar emërimin e Olta Xhaçkës në detyrën e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të Niko Peleshit në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.
Kujtojmë se ndryshimet në qeverinë e Shqipërisë erdhën pas dorëheqjes së ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, dy ditë më parë.