Mohamad Misto,Mehmet Nuri Uçar
26 Nëntor 2016•Përditësim: 27 Nëntor 2016
HASEKE (AA) - Në kampin ushtarak të organizatës terroriste PYD në qarkun Tel Temur të qytetit sirian Haseke kanë ndodhur disa shpërthime të fuqishme, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të burimeve lokale, një zjarr ka shpërthyer në tanket e karburantit të cilat ndodhen në kampin e organizatës terroriste PYD në qarkun Tel Temur.
Në kampin ku kanë ndodhur shpërthime të një pas njëshme, thuhet se ka edhe ushtarë të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe me arsye trajnimi. Poashtu thuhet se në këto shpërthime ka të vdekur dhe të plagosur.
Theksohet se vendi është rrethuar për shkaqe sigurie dhe se nuk lejohet që askush të afrohet.
Organizata terroriste PYD në vitin 2013 njoftoi se ka themeluar një kamp për arsye "trajnimi ushtarak" në rajon dhe para një viti bëri të ditur se ushtarët amerikan kanë arritur në kamp për të dhënë trajnime.