Mohamed Sabry Emam Muhammed
29 Tetor 2018•Përditësim: 30 Tetor 2018
TUNIS (AA) - Një grua ka hedhur veten në ajër në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis, si pasojë e së cilës janë plagosur së paku nëntë persona, raporton Aandolu Agency (AA).
Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ka ndodhur në rrugën kryesore Habib Bourguiba.
Aktualisht nuk ka informacione zyrtare për dëmet e shkaktuara dhe për të vdekur eventual, por sipas informatave fillestare, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme për AA konfirmoi se në sulmin vetëvrasës janë plagosur nëntë persona.
Bëhet e ditur se zona është nën rrethim të policisë.