Aydoğan Kalabalık
24 Nëntor 2016•Përditësim: 25 Nëntor 2016
KAJRO (AA) - Anulimi i dënimit me vdekje për ish-presidentin egjiptian Mohamed Morsi i cili u rrëzua nga pushteti nëpërmjet grusht shtetit dhe për disa liderë të Organizatës Vëllazëria Muslimane (Ihvan) shihet si një mudësi për eliminimin e bllokimit shoqëror i cili për tre vjet me radhë vazhdon në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga mendimtarët e rëndësishëm të Egjiptit gazetari dhe shkrimtari Fehmi Huveydi, ish ministri i Drejtësisë Ahmed Mekki, ambasadori i pensionuar Ibrahim Yusri dhe ish Ndihmës ministri i Punëve të Jashtme Abdullah Eshal pas vendimit të Gjykatës Supreme për anulimin e dënimit kanë dhënë deklata për gazetarin e AA mbi situatën konsensuale që u formua në vend.
Këta emra të cilët janë bartës-udhëheqës në fushën e politikës, ideve dhe gjykimit theksuan se në mënyrë të fuqishme përkrahin formimin e një fundamenti për dialog në vend, vetë kritikën e palëve, organizimin e referendumit. Ata propozuan formimin e një “këshilli të njerëzve të mençur”.
“Procesi i dialogut direkt”
Shkrimtari-gazetari i njohur egjiptian Huveydi tha se është e nevojshme që regjimi të ndalë luftën kundër Vëllazërisë Muslimane dhe foli mbi nevojën e hapjes së kanaleve direkte për dialog.
Duke theksuar se problemi nuk është vetëm te Vëllazëria, Huveydi tha se “Ka shumë çështje për t'u shqyrtuar, siç është dhënia fund e kufizimit të lirive dhe nevoja për fillimin e sërishëm të procesit demokratik. Për konsensusin në fjalë janë të nevojshme disa parapërgatitje siç është vendosja e vullnetit politik dhe përfundimi i luftës së ndërsjellë".
Ai poashtu potencoi se hapat e nevojshëm që duhet bërë janë, lirimi nga burgu i të sëmurëve dhe të pafajshmëve, lejimi i vizitave në burg, dhënia e ndihmës mjekësore për të burgosurit dhe sipas nevojës edhe intervenimi i mjekëve.
Huveydi ka nënvizuar se edhe përkundër konsesnusit të arritur ditët e fundit, akoma ekzistojnë probleme serioze në fushën e lirive dhe përkujtoi se vetëm para dy javësh kryetari i Sindikatës së Gazetarëve, Yahya Kallash është dënuar me dy vjet burg.
“Parasëgjithash është e nevojshme vetë-kritika”
Ish ministri i Drejtësisë në kohën e Hosni Mubarakut dhe njëri nga gjykatësit më të rëndësishëm në vend, Ahmed Mekki tha se palët duke rishikuar politikat e tyre dhe të bëjnë një vetë-kritikë, duke aluduar kështu në pozicionin e ushtrisë.
“Parasëgjithash duhet bindur forcat e armatosura që disa çështje në lidhje me udhëheqjen duhet lënë civilëve. Në Egjip ushtria që prej vitit 1952 deri më tani është në rreshtin e parë të politikës. Mendoj që në disa çështje ushtria duhet të bëjë hapa pas”, tha Mekki.
Ai parashikon se së shpejti ndërmjet presidentit egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, Forcave të Armatosura dhe civilëve do të nisë dialogu. “Të presësh prej Vëllazërisë Muslimane të bëjnë hapa pas nuk është një qëndrim i drejtë. Sepse ka prej tyre që janë në gjendje të dobët dhe viktima. Fillimisht regjimi është ai që duhet ti bëjë gjërat e nevojshme", tha ai.
“Alternativa e Referendumit”
Ambasadori i pensionuar Ibrahim Yusri theksoi se një metodë për zgjidhjen e problemit të bllokimit shoqëror është referimi te popullit, kështu duke aktualizuar çështjen e “referendumit”
“Regjimi dhe Vëllazëria gjenden ballë për ballë. Qeveria është në drejtim të shkatërrimit të Vëllazërisë. Kurse Vëllazëria nuk do të heq dorë nga të drejtat e atyre që kanë humbur jetën. Në këtë gjendje çështja duhet dërguar te pronarët e legjitimitetit, pra te populli. Sipas rezultateve në vend gjithçka do të normalizohet”, tha ish ambasadori Yusri.
“Këshilli i njerëzve të mençur”
Ish Ndihmës ministri i Punëve të Jashtme Abdullah Eshal për zgjidhjen e problemit si hap të parë propozon themelimin e “Këshillit të njerëzve të mençur”. Ai tha se Këshilli duhet përbërë nga 10-15 njerëzit të pavarur që do të përfaqësojnë të gjitha klasat shoqërore. Po ashtu ai tha se në Këshill duhet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e policisë dhe ushtrisë.
“Këshilli i njerëzve të mençur” i cili do të themelohet nuk do të jetë Këshill i cili do të ndajë mendimit e Vëllazërisë dhe grupeve tjera, por do të jëtë një këshill që do të vendos parime të cilat do të bashkojnë dhe pajtojnë të gjithë klasat shoqërore” u shpreh Eshal.
Eshal i cili ishte kandidat për president në zgjedhjet presidenciale në vitin 2012 tha se këshilli i propozuar do të jëtë një këshill i cili në qendër të vëmendjes do të këtë atdheun dhe popullin dhe se është e nevojshmë ti shqyrtojë të gjitha problemet e rëndësishme në vend, e jo vetëm problemin ndërmjet regjimit dhe Vëllazërisë.
Dënimet me vdekje të cilat u shpallën për 26 liderët e Vëllazërisë Muslimane në mesin e të cilëve gjendet edhe Morsi më 15 tetor u abroguan nga ana e Gjykatës së Apelit.
Më 25 nëntor Gjykata e Lartë ka anuluar dënimin me 25 vjet burg për Morsin i cili u dënua me aktakuzën e njohur me emrin “spiunazh me Hamasin”. Poashtu u bë e ditur se janë anuluar dënimet me “vdekje, dënim të përjetshëm dhe 7 vet burg” për 21 të akuzuarit tjerë të të njëjtës aktakuzë.