Alban Agushi
13 Maj 2025•Përditësim: 14 Maj 2025
Vullkani Kanlaon i cili ndodhet në ishullin Negros të Filipineve ka shpërthyer dhe ka lëshuar llavë, transmeton Anadolu.
Instituti filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) njoftoi se vullkani Kanlaon u aktivizua në orën 02:55 me kohën lokale.
Kamerat mbikëqyrëse në rajon regjistruan se llava dhe retë e hirit u ngritën nga vullkani në qiell.
Vullkani Kanlaon u aktivizua në muajt qershor dhe dhjetor të vitit 2024. Pas shpërthimeve, niveli i alarmit për vullkanin Kanlaon u ngrit nga 2 në 3.