Murat Ünlü
28 Gusht 2017•Përditësim: 29 Gusht 2017
PARIS (AA) – Numri i revistës "Elle", në të cilën u botua intervista e parë me zonjën e parë të Francës, Brigitte Macron, është bërë edicioni më i shitur i kësaj reviste në dhjetë vitet e fundit, raporton agjencia Anadolu Agency (AA).
Botimi i cili u publikua më 18 gusht, u shit në 530.000 kopje, që është një rekord.
Brigitte Macron, 64 vjeç, dha intervistë për herë të parë pasi burri i saj Emmanuel u zgjodh president i Francës.
"I vetmi gabim i burrit tim është se ai është më i ri se unë", tha Macron në intervistën e saj të parë.