Ayhan Şimşek
28 Shkurt 2022•Përditësim: 28 Shkurt 2022
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, Annalena Baerbock, ka deklaruar se vendet evropiane do të pranojnë të gjithë refugjatët që ikin nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për media në Berlin, Baerbock kritikoi presidentin rus, Vladimir Putin, për urdhërimin e sulmit ushtarak dhe tha se Bashkimi Evropian (BE) do të ofrojë ndihmë ushtarake dhe ndihmë humanitare për Ukrainën.
“Sot është dita e pestë e luftës së Putin-it kundër ukrainasve, kundër njerëzve të pafajshëm në vend”, tha Baerbock, duke shtuar se qindra mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe miliona ukrainas janë në frikë për jetën e tyre.
“Ne si BE, si bashkim vlerash, qëndrojmë përkrah popullit ukrainas. Ne do të pranojnë të gjithë refugjatët”, tha ajo.
Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë (UNHCR), deri më tani më shumë se 500 mijë ukrainasë kanë ikur nga Ukraina dhe kanë kaluar në vendet fqinje.
Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës të enjten e kaluar, kjo lëvizje e Moskës është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar, me Bashkimin Evropian (BE), Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në që po zbatojnë një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Moskës.