Kasım İleri
04 Prill 2017•Përditësim: 05 Prill 2017
WASHINGTON (AA) - SHBA-ja ka deklaruar se ka zgjeruar pistat e një aeroporti në afërsi të Kobani-t (Ayn el-Arap), në Siri, me qëllim rritjen e ndihmës në operacionin e Rakas, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo është pranuar nga gjenerali i përgjithshëm, Carlton Everhart II, i cili gjatë një fjalimi në aeroportin Andrews të rajonit Maryland përpara kongresmenëve amerikanë, ka thënë se kanë zgjeruar pistat e një aeroporti në veri të Sirisë për ta përdorur atë në ndihmë të koalicionit kundër DEASH-it.
Ai ka theksuar se aeroporti në fjalë do të luaj një rol të rëndësishëm për furnizimin me mjete dhe personel.
"Sjell çdo gjë më afër luftës"
Ndërsa në një prononcim për gazetarin e AA, zëdhënësi i Komandës Qendrore e Frocave Amerikane (CENTCOM), kolonel John Thomas, tha se aeroporti në fjalë është në afërsi të Kobanit dhe rreth 90 kilometra larg Rakas.
Thomas në lidhje me aeroportin është shprehur: "Ky aeroport është zgjeruar për t'u përdorur në ndihmë të forcave të koalicionit kundër DEASH-it si vend ndihmës."
Ai shton gjithashtu se para ndërtimit të tij SHBA-ja kishte përdorur aeroportet e Turqisë ndërsa më pas shton: "Ky aeroport sjell çdo gjë më afër luftës."