Hakan Çopur
02 Mars 2019•Përditësim: 03 Mars 2019
Të paktën 26 pjesëtarë të organizatës terroriste Al-Shabaab janë vrarë në një sulm ajror në rajonin Hiran të Somalisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komanda e Forcave të Armatosura të SHBA-së (AFRICOM) tha se kohën e fundit ka intensifikuar sulmet në rajonin Hiran dhe se janë vrarë 26 pjesëtarë të Al-Shabaab-it.
Ata nuk dhanë më shumë informacione rreth sulmit, por thanë se do të vazhdonin me operacionet kundër organizatës terroriste në fjalë.
Në fund të vitit 2017, autoritetet e Somalisë shpallën luftë kundër organizatës terroriste Al-Shabaab, e cila përbën problemin kryesor të sigurisë në Bririn e Afrikës.
AFRICOM njoftoi më parë se 35 pjesëtarë të Al-Shabaab-it u vranë në një sulm ajror në zonën Beledway në Hiran.