Bota

SHBA vendos në listën e zezë 15 avionë të kompanisë së Venezuelës

"Ky hap u ndërmor pasi avionët 'ngacmuan' fluturimet ushtarake amerikane ose u përdorën nga anëtarët e regjimit të Maduros", thotë Pompeo

Beyza Binnur Dönmez  | 22.01.2020 - Përdıtësım : 22.01.2020
SHBA vendos në listën e zezë 15 avionë të kompanisë së Venezuelës

Ankara

SHBA ka shtuar në listën e zezë 15 avionë të Venezuelës që operojnë nga ndërmarrja shtetërore e naftës PDVSA, e fundit në serinë e masave që synojnë qeverinë e Maduros, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Më 21 janar, Shtetet e Bashkuara identifikuan 15 avionë si pronë të bllokuar të ndërmarrjes shtetërore të naftës Petroleos de Venezuela, S.A. (PDVSA)", tha Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në një deklaratë të martën.

Pompeo tha se këto avionë ishin vendosur në listë të zezë sepse kishin qenë të përfshirë në "ngacmimin e fluturimeve ushtarake amerikane në hapësirën ajrore të Karaibeve ose janë përdorur për të transportuar anëtarët e lartë të regjimit të paligjshëm të ish- (Presidentit Nicolas) Maduro, i cili vazhdon të nënshtrojë popullin e Venezuelës me praktikat brutale dhe diktatoriale".

Ai njoftoi amerikanët duke thënë se ata nuk mund të përdorin këto avionë, përfshirë fluturimet çarter, kontraktim, karburant, ose blerje të tyre, përveç me një autorizim tjetër.

"Ky veprim ndihmon përpjekjet e SHBA-së që përmes sanksioneve dhe diplomacisë së qëndrueshme t'i jap fund përpjekjeve të Maduros për të uzurpuar pushtetin dhe për të mbështetur një tranzicion demokratik të Venezuelës, përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme presidenciale", shtoi Pompeo

Venezuela është nën sanksione të rrepta amerikane për më shumë se një vit pasi Washingtoni njohu liderin e opozitës së vendit Juan Guaido si sundimtar legjitim në vend të presidentit të zgjedhur Maduro.

Ndërkohë, Guaido denoncoi regjimin e Maduros duke ripostuar një video, në të cilën ligjvënësit e opozitës pretendojnë se zyrtarë nga shërbimi inteligjent i Venezuelës SEBIN sulmuan zyrat e Guaidos.

"Ndërsa unë jam në turne, duke konsoliduar mbështetjen për të kapërcyer tragjedinë që po përjetojnë venezuelasit, ata e tregohen të paturpshëm: ata rrëmbyen zv. Ismael Leon dhe sulmuan zyrën tonë", tha Guaido.

Guaido arriti në Kolumbi të dielën për t'u takuar me presidentin Ivan Duque dhe për të marrë pjesë në një takim rajonal kundër-terrorizmit. Kjo është hera e dytë që ai kundërshton ndalimin e udhëtimit të vendosur nga Gjykata Supreme e Venezuelës.

Pas konferencës, Guaido u drejtua në Forumin Ekonomik Botëror në Davosit, në kërkim të mbështetjes ndërkombëtare për fushatën e tij kundër Maduros.

Jorge Rodriguez, ministri i komunikimit dhe informacionit i Venezuelës, iu përgjigj kërkesave të së martës vonë, duke thënë se zyrtarët e sigurisë bastisën zyrat e vëllezërve Julio dhe Alfredo Volante Zuloaga në Kullën e Cyrihut dhe kjo ishte pjesë e një hetimi të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Që nga fillimi i vitit 2019, Venezuela është zhytur në trazira politike ndërsa Maduro dhe Guaido janë futur në një betejë për pushtet, ndërsa ekonomia e vendit ka qenë në rënie të madhe pas një rënie globale të çmimit të naftës së papërpunuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.