Hakan Çopur
26 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
WASHINGTON (AA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) morën vendim për dërgimin e 250 forcave speciale shtesë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook të hënën në konferencën e zakonshme konfirmoi se në kuadër të luftës kundër DAESH-it, SHBA-të do të dërgojnë 250 forca speciale shtesë.
"Pjesëtarët e rinj do të shkojnë atje pas suksesit të mëparshëm të arritur nga njësia speciale 50 anëtarëshe të cilët tashmë janë në Siri. Njësitë e reja do të vazhdojë me përpjekjet që janë arritur deri më tani", tha Cook.
Presidenti amerikan Barak Obama të hënën ka konfirmuar dërgimin e njësive të tjera ushtarake në Siri.