Bota

SHBA thirrje Egjiptit të lirojë gazetarët e arrestuar të AA-së

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri thirrje për media të lirë dhe të hapur në Egjipt

Safvan Allahverdi  | 15.01.2020 - Përdıtësım : 16.01.2020
SHBA thirrje Egjiptit të lirojë gazetarët e arrestuar të AA-së

Washington

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri thirrje për lirimin e gazetarëve të Anadolu Agency (AA) të cilët u arrestuan në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Një zëdhënës i cili kërkoi të mbetet anonim, i është përgjigjur me shkrim pyetjes së AA-së duke bërë një vlerësim lidhur me bastisjen e bërë nga policia egjiptiane ndaj zyrës së AA-së.

"Jemi të vetëdijshëm rreth lajmit në fjalë. Nëse është e vërtetë, i bëjmë thirrje qeverisë egjiptiane të lirojë gazetarët në paraburgim (punonjësit e AA-së) dhe të lejojnë median e lirë dhe të hapur në Egjipt" ka shprehur zëdhënësi në deklaratën e tij.

Policia egjiptiane mbrëmë bastisi zyrën e AA-së në Kajro dhe arrestoi katër punonjës të agjencisë. Të arrestuarit, përfshirë një shtetas turk dhe tre egjiptianë, u dërguan në vend të panjohur.

Pas mbërritjes në zyrën e AA-së, ekipet e policisë mbyllën kamerat e sigurisë dhe ndërprenë lidhjen e internetit. 

Forcat e sigurisë deri në mëngjes kanë bërë kontrolle në zyrë, kanë parandaluar punonjësit të kontaktojnë me jashtë duke konfiskuar pasaportat, celularët dhe laptopët e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın