Bota

SHBA sërish mbështet ULS-në në jug të Sirisë

SHBA ka filluar të ri-trajnojë këto forca të ULS-së në bazën Tanif pranë kufirit Siri-Irak-Jordani, si dhe brenda Jordanisë

Mohamad Misto, Selen Temizer  | 17.07.2019 - Përdıtësım : 18.07.2019
SHBA sërish mbështet ULS-në në jug të Sirisë

Ankara

MOHAMAD MİSTO/SELEN TEMİZER

SHBA ka filluar të jap sërish trajnime për forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në jug të Sirisë, të cilat shumë kohë më parë i mbështeti, por më vonë ndërpreu ndihmën e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA tre vite më parë tërhoqi në masë të madhe mbështetjen e saj për grupet e ULS-së në jug të Sirisë, si pasojë e të cilës grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani në radhët e regjimit sirian dominuan në kufirin irakian, i cili përfshin Sirinë juglindore.

Sipas burimeve lokale në rajon, SHBA ka filluar të ri-trajnojë këto forca të ULS-së në bazën Tanif pranë kufirit Siri-Irak-Jordani, si dhe brenda Jordanisë.

Në strukturën e tij, grupi ka përfshirë një numër të madh të luftëtarëve arabë që jetojnë në juglindje të vendit, duke përfshirë edhe rajonin Dejrizor.

Për trajnimet, këshilltarë të koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it

Në trajnimet e ofruara nga oficerët amerikanë dhe punonjës të shërbimeve inteligjente, mbështetje ofrojnë edhe këshilltarë që janë anëtarë të koalicionit ndërkombëtar kundër organizatës terroriste DEASH.

Anëtarëve të ULS-së ofrohen trajnime speciale të tilla si operacione për zbritje nga ajri, mbijetesë nën kushte të vështira dhe në shkretëtirë, si dhe për sulme ndaj pikave të caktuara.

Burimet thonë se krahas qelizave të fshehura të DAESH-it në rajon, projekti është edhe kundrejt forcat iraniane përgjatë kufirit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın