Kasım İleri
29 Shtator 2017•Përditësim: 29 Shtator 2017
WASHINGTON (AA) – Komanda e SHBA-ve në Afrikë (AFRICOM) njoftoi se ka kryer sulm ajror ndaj objektivave të organizatës terroriste DEASH, të cilat ndodhen 160 kilometra në juglindje të qytetit Sirte në Libi dhe informoi se ka vrarë një numër të madh të militantëve të kësaj organizate, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga AFRICOM thuhet se sulmi është kryer të martën në ora 14:50 sipas orës lokale, por u nuk janë dhënë informacione lidhur me numrin e saktë të militantëve të vrarë të DEASH-it.
Më tej thuhet se sulmi ajror është kryer 160 kilometra në juglindje të qytetit Sirte të Libisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) javën e kaluar njoftuan se kanë ndërmarrë sulm ajror ndaj kampit të DEASH-it i cili ndodhej në të njëjtin rajon, ku u vranë 17 militantë.