Muhammed Bilal Kenasari
12 Nëntor 2015•Përditësim: 12 Nëntor 2015
WASHINGTON (AA) - Qeveria amerikane ka njoftuar se do të japë shpërblim miliona dollarë për ata që japin informacion për kapjen e liderëve të organizatës terroriste Esh-Shebab e cila operon në vendet afrikane, raporton Anadolu Agency (AA).
Shpërblimi i premtuar për ata që japin informacion për kapjen e liderëve të organizatës terroriste Esh-Shebab do të jepet në kuadër të programit "Shpërblim për drejtësi" të zbatuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Departamenti amerikan i Shtetit për kapjen e Ebu Ubejde nga stafi i liderëve të organizatës ka paraparë një shifër prej 6 milionë dollarë, për drejtuesit e organizatës Mahad Karate, Maallim Daud dhe Hasan Afgooye do të jepen 5 milionë dollarë, ndërsa për Maalim Salman dhe Ahmed Iman Ali 3 milionë dollarë.
Organziata terroriste ka lidhje me Al Kaedën dhe vepron kryesisht në rajonin lindor të Afrikës duke ndërmarrë një sërë sulmesh me bomba.