Politikë, Bota

SHBA sanksionon ambasadorin iranian në Irak

Departamenti amerikan akuzoi Masjedi-n për shfrytëzimin e pozitës së tij si i dërguar iranian për "tranferime të turbullta financiare të kryera për të mirën e IRGC-QF-së"

Servet Günerigök  | 23.10.2020 - Përdıtësım : 23.10.2020
SHBA sanksionon ambasadorin iranian në Irak

Washington DC

Departamenti amerikan i Thesarit ka bërë të ditur se SHBA-të kanë imponuar sanksione ndaj ambasadorit iranian në Irak, Iraj Masjedi, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Zyra e kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) po përcakton Iraj Masjedi-n, një gjeneral në Forcën e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike-Kuds (IRGC-QF) dhe ambasador i Iranit në Irak, për veprime për ose në emër të IRGC-QF-së. Një këshilltar i afërt i ish-komandantit të IRGC-QF-së, Qassem Soleimani, Masjedi luajti një rol formues në politikën e IRGC-QF-së për Irakun", njoftoi Departamaneti i Thesarit i SHBA-ve.

Departamenti amerikan akuzoi Masjedi-n për shfrytëzimin e pozitës së tij si i dërguar iranian për "transferime të turbullta financiare të kryera për të mirën e IRGC-QF-së".

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, tha se Irani po emëron zyrtarë të IRGC-QF-së për të "kryer axhendën e tyre të huaj destabilizuese".

"SHBA do të vazhdojë të përdor mjetet dhe autoritetin në dispozicion të tyre për të shënjestruar regjimin iranian dhe zyrtarët e IRGC-QF-së që përpiqen të përzihen në punët e kombeve sovrane, duke përfshirë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA-ve", tha Mnuchin.

Në një veprim të ndarë, Departamenti i Thesarit vendosi në listën e zezë pesë subjekte iraniane për përpjekjen për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në SHBA, një ditë pasi zyrtarë të lartë të inteligjencës pretenduan se Rusia dhe Irani po bënin përpjekje të ngjashme.

Ato përfshin IRGC-në, IRGC-QF-në dhe Institutin Bayan Rasaneh Gostar "për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë" në ndërhyrje, si dhe Unionin Islamik të Radios dhe Televizionit Islamik (IRTVU) dhe Unionin Ndërkombëtar të Mediave Virtuale (IUVM) me akuzën se janë në pronësi ose kontrollohen nga IRGC-QF-ja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.