Saadet Firdevs Aparı
12 Maj 2023•Përditësim: 12 Maj 2023
Numri i turistëve që erdhën në shtetin federal të Floridës në SHBA vitin e kaluar kaloi 74 milionë dhe iu afrua niveleve të para pandemisë së COVID-19, transmeton Anadolu.
Zyrtarët e turizmit deklaruan se numri i turistëve që vizitojnë shtetin në vitin 2022 është 25 për qind më shumë se në vitin 2021. Sipas tyre, numri i njerëzve që vizituan Floridën vitin e kaluar i ka kaluar 74 milionë, duke iu afruar niveleve të para COVID-19.
"Viti i kaluar ka qenë një periudhë e rëndësishme rimëkëmbjeje për industrinë e turizmit të Orlandos", tha Casandra Matej, shefe ekzekutive e "Visit Orlando", organizata e promovimit të turizmit në rajon.
Rreth 69 milionë turistë vendas vizituan rajonin e Orlandos, kryesisht si pjesë e turizmit të pushimeve. Thuhet se ata që hynë në sferën e turizmit të biznesit ishin ende shumë më poshtë shifrave në periudhën para COVID-19.
Sipas të dhënave të "Visit Orlando", rajoni priti 4.9 milionë turistë të huaj. Është raportuar se ky numër përkon me 75 për qind të periudhës para COVID-19.
Shumica e turistëve të huaj ishin vizitorë nga Kanadaja dhe Britania e Madhe.