Mücahit Oktay
15 Korrik 2022•Përditësim: 16 Korrik 2022
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftoi se ka miratuar për përdorim emergjent Novavax si vaksinën e katërt kundër COVID-19 në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në faqen e internetit të FDA-së, thuhet se përfitimet e vaksinës Novavax janë më të mëdha se rreziqet dhe se përdorimi emergjent është miratuar për të rriturit mbi 18-vjeç në SHBA.
Novavax, pas miratimit të përkohshëm më 13 korrik u bë vaksina e katërt e cila mund të përdoret kundër COVID-19 në SHBA pas Pfizer-Biontech, Moderna dhe Johnson & Johnson.
Në situatën aktuale, thuhet se vaksina mund të aplikohet si një seri me dy doza me interval kohor prej 3 javësh tek ata që nuk e kanë bërë më parë vaksinën kundër COVID-19 dhe se nuk mund të preferohet si dozë përforcuese për ata që kanë marrë më parë plotësisht vaksinat e COVID-19.
Sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të SHBA-së e cila ndjek statistikat e vaksinimit kundër COVID-19 në SHBA, vërehet se ende 21.5 për qind e popullsisë nuk ka aplikuar ndonjë dozë vaksine kundër COVID-19.