Adham Kako,Mohamad Misto
24 Shtator 2017•Përditësim: 25 Shtator 2017
DEJRIZOR/ANKARA (AA) – SHBA-ja mori nën mbrojtje nga sulmet e regjimit të Asadit dhe përkrahësve të tij objektin për prodhimin e gazit në Siri, i cili është marrë nga organizata terroriste PKK/PYD, raporton Anadolu Agency (AA).
Regjimi i Asadit në Siri dhe pëkrahësit e tij grupet terroriste të huaja, dje duke kaluar nga linjat e DEASH-it sulmuan objektin më të madh për prodhimin e gazit, të cilin e kishte marrë organizata terroriste PKK/PYD në zonën rurale në verilindje të qytetit Dejrizor.
Sulmi i forcave të regjimit të cilët vepruan për ta marrë kontrollin e objektit u zbraps nga organizata terroriste PKK/PYD. Nuk ka të vrarë ose të plagosur në këto përleshje.
Sipas informacioneve të marra nga burimet vendore, pas sulmit për të ofruar siguri ushtarët e SHBA-ve sot u vendosën në pozicione përreth objektit.
Në anën tjetër, avionët e koalicionit nën kryesimin e SHBA-ve po kryejnë fluturime përreth objektit.
Organizata terroriste PKK/PYD dje njoftoi se ka marrë nën kontroll objektin më të madh për prodhimin e gazit në zonën rurale në verilindje të qytetit Dejrizor të quajtur “Konoko”, ku ndodhen fushat më të pasura me naftë në Siri. Objekti ndodhet në hapësirën në kufi të qytetit Dejrizor dhe shtetit të Irakut.
Fusha në të cilën ndodhet objekti ditë më parë pas sulmeve të forcave të koalicionit nën kryesimin e SHBA-ve, mbrëmë në mesditë kaloi nën kontrollin e PKK/PYD-së.
Elementet e organizatës terroriste PKK/PYD planifikojnë që të marrin nën kontroll edhe fushat tjera të naftës në lindje të lumit Eufrat.
Fusha më e pasur e energjisë në Dejrizor
Në hapësirat në kufi të Irakut nga të cilat u largua organizata terroriste DEASH ndodhen 11 fusha të mëdha të naftës. Duke filluar nga “El Omeri” fushat më të pasura me naftë të shtetit ndodhen në lindje të lumit Eufrat.
Fushat e naftës në lindje të lumit Eufruat të cilat e ndajnë në dy pjesë Dejrizorin, El Omer, Tanak, Vard, Afra, Kevari, Xhafra, Xharnuf, Azrak, Kahar, Shuejtat dhe Galban sipas vlerësimeve përbëjnë një të tretat e burimeve energjetike të Sirisë.
DEASH-i gjatë tre viteve të fundit kishte arritur të përfitojë miliona dollarë nga fushat e naftës në fjalë.